Ndalohen për 48 orë tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës, dyshohen për keqpërdorim të detyrës dhe ryshfet
Tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u arrestuan në aksionin e së martës, janë ndaluar për 48 orë.
Kështu ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
“E konfirmoj se prokurori i shtetit ka marrë aktvendimin për ndalimin e tre personave në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” në bazë të nenit 414 të KPRK-së, dhe veprën penale “Marrje e ryshfetit” sipas nenit 421 të KPRK-së”, tha Shala.



