KQZ me njoftim të ri, rinumërohen mbi 77% e vendvotimeve, procesi përmbyllet në 28 komuna

KQZ me njoftim të ri, rinumërohen mbi 77% e vendvotimeve, procesi përmbyllet në 28 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se janë rinumëruar mbi 77 për qind e vendvotimeve.

Nga KQZ është bërë e ditur edhe se ky proces është përmbyllur në 28 komuna.

Njoftimi:

Në QNR rinumërohen mbi 77% apo 1,973 nga 2,557 vendvotime, 28 komuna përmbyllin procesin

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 27 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 77% apo 1,973 nga 2,557 vendvotime.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/  në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

KQZ: Rinumërimi mbi 75 për qind, procesi pritet të përfundojë deri në fund të muajit

Shpërndaje në: