Dua shkëlqen në Paris, shfaqet krah partnerit të Rihannës
Dua Lipa ka shkëlqyer në paraqitjen e saj të fundit.
Ylli shqiptar me famë botërore po qëndron në Paris, për Javën e Modës.
Ajo ka marrë pjesë në sfilatën e Chanel-it, e veshur me një kostum dy pjesësh të po të njëjtit brend.
Vendi i Duas ishte i rezervuar krahas partnerit të Rihannës, ASAP Rocky.




