Vdes mjeku i njohur i luftës e luftëtari i lirisë nga Ferizaji

Vdes mjeku i njohur i luftës e luftëtari i lirisë nga Ferizaji

Ka vdekur mjeku i luftës e luftëtari i lirisë, Dr. Milaim Avdiu.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Ferizajit, Agim Aliu.

I plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhembje të thellë e pikëllim të pamatë, mora lajmin se pak çaste më parë na dha lamtumirën e fundit, i papërsëritshmi mik, mjeku i shquar ferizajas, mjeku i luftës e luftëtari i lirisë, Dr. Milaim Avdiu.

Një peshë e jashtëzakonshme mërzie rëndon mbi zemrat e gjithsecilit që e njohu e bashkë punuan, për kumtin e mortit të Dr. Milaimit, një personalitet që me veprën e tij, është Nderi i Qytetit të Ferizajt, është personifikimi i lavdisë së luftës për çlirim, është shembëlltyra më kuptimplote e fisnikërisë së profesionit, mjek i luftës, luftëtar lirie, mjek i shquar, burrë i rrallë mes nesh, krenari jo vetëm e familjes por e gjithë Ferizajt e më gjerë.

Jam pa fjalë, ato nuk gjejnë forcë të përçojnë dhembjen e humbjes së mikut, bashkëqytetarit që me krenari e them, e kish mik të rrallë.

Lamtumirë Dr. Milaim Avdiu, shembëlltyrë e guximit, sakrificës, lavdisë e krenarisë.

Lavdi jetës dhe veprës tënde!

Ngushëllime të sinqerta familjes Avdiu, bashkëluftëtarëve, kolegëve të profesionit, miqve e të njohurve të të ndjerit!

Dritë pastë, shpirti i tij fisnik!

Shpërndaje në: