KESCO Premium dhe Grand Hotel Belushi forcojnë partneritetin për furnizim të qëndrueshëm me energji

KESCO Premium dhe Grand Hotel Belushi forcojnë partneritetin për furnizim të qëndrueshëm me energji

Grand Hotel Belushi ka filluar furnizimin me energji elektrike nga KESCO Premium, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përdorimit të shërbimeve energjetike të qëndrueshme dhe cilësore.

Ky bashkëpunim dëshmon përkushtimin e KESCO Premium për të ofruar zgjidhje të besueshme dhe me standarde të larta për bizneset që synojnë cilësi, stabilitet dhe përgjegjësi ndaj mjedisit. Në të njëjtën kohë, Grand Hotel Belushi konfirmon angazhimin e tij për të bashkëpunuar me partnerë që ndajnë vlera të përbashkëta në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm.

KESCO Premium vazhdon të zgjerojë portofolin e klientëve të saj, duke mbështetur bizneset që kërkojnë shërbime energjetike të sigurta dhe profesionale.

Shpërndaje në: