Veç me 34% të rinumëruara në Pejë, hyjnë në skenën e votave të ‘vjedhura’ Taulant Kelmendi e Gramos Agusholli

Veç me 34% të rinumëruara në Pejë, hyjnë në skenën e votave të ‘vjedhura’ Taulant Kelmendi e Gramos Agusholli

Po vazhdon procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN), në Pejë  janë rinumëruar 48 kuti nga gjithsejtë 139 kuti apo 34,53%, raporton Periskopi.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), këta janë tre kandidatët ‘kampion’ që dyshohen se kanë vjedhur më së shumti vota.

Në vendin e parë është kandidati, Taulant Kelmendi të cilit janë hequr 221 vota.

Në vendin e dytë është, Skender Thaqi, të cilit i janë hequr 143 vota.

Në vendin e tretë është, Gramos Agusholli, të cilit i janë hequr 117 vota.

Kujtojmë se KQZ më 13.01.2026 mori vendim për rinumërimin e fletëvotimeve në 914 vendvotime.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 28 dhjetor 2025./Periskopi

Shpërndaje në: