Ish-Zonja e Parë e Koresë së Jugut përfundon në burg, 20 muaj dënim për ryshfet
Bashkëshortja e ish-presidentit të rrëzuar të Koresë së Jugut, Kim Keon Hee, është dënuar me 20 muaj burg pasi u shpall fajtore për pranimin e ryshfeteve nga Kisha e diskutueshme e Unifikimit, raporton BBC.
Megjithatë, gjykata e shpalli të pafajshme 52-vjeçaren për akuzat e manipulimit të çmimeve të aksioneve dhe për marrjen e sondazheve falas nga një ndërmjetës politik përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022, të cilat u fituan nga bashkëshorti i saj, Yoon Suk Yeol.
Vetë Yoon Suk Yeol është dënuar më herët me pesë vjet burg, për shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë, lidhur me përpjekjen e dështuar për shpalljen e ligjit ushtarak në vitin 2024, transmeton Klankosova.tv
Ky rast shënon herën e parë në historinë e Koresë së Jugut që një çift ish-presidencial dënohet penalisht në të njëjtën kohë, duke shkaktuar reagime të forta politike dhe publike në vend./Periskopi



