Alarm edhe në Pejë për manipulim votash: Taulant Kelmendi i VV-së mban “stafetën”

Alarm edhe në Pejë për manipulim votash: Taulant Kelmendi i VV-së mban “stafetën”

Po vazhdon procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN), në Pejë  janë rinumëruar 68 kuti nga gjithsejtë 139 kuti apo 48,92%, raporton Periskopi.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), këta janë tre kandidatët ‘kampion’ që dyshohen se kanë vjedhur më së shumti vota.

Në vendin e parë është kandidati, Taulant Kelmendi të cilit janë hequr 402 vota.

Në vendin e dytë është, Skender Thaqi, të cilit i janë hequr 236 vota.

Në vendin e tretë është, Gramos Agusholli, të cilit i janë hequr 135 vota.

Kujtojmë se KQZ më 13.01.2026 mori vendim për rinumërimin e fletëvotimeve në 914 vendvotime.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 28 dhjetor 2025./Periskopi

Shpërndaje në: