Posta shpërblen punëtorët në janar
Shoqata Sindikale “POSTA” ka njoftuar se bonusi i kërkuar nga sindikata është realizuar dhe do të ekzekutohet me pagën e muajit janar për të gjithë punëtorët e Postës së Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook drejtuar anëtarëve, realizimi i bonusit është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm sindikal dhe i qëndrimit të përbashkët në mbrojtje të interesave të punëtorëve.
“Sindikata falënderon të gjithë anëtarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se bashkimi dhe solidariteti janë çelësi i arritjes së rezultateve konkrete”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, sindikata ka shprehur mirënjohje edhe ndaj menaxhmentit për bashkëpunimin, ndërsa ka inkurajuar punëtorët që të vazhdojnë të jenë pjesë aktive e organizimit sindikal.
“Bashkë jemi më të fortë”, përfundon njoftimi i Sindikatës POSTA.
Njoftimi i plotë:



