Çka do të bëhet me deputetët që iu janë shtu votat?- Pula: Nuk do të falet asnjë person, pavarësisht funksionit
Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula është pyetur se çka do të bëhet me ata kandidatë për deputet të cilëve iu kanë shtuar votat, shkruan Periskopi.
Pula në një konferencë për media tha se do të hetohen të gjitha rastet dhe nuk do të amnistohet asnjë kandidatë pavarësisht funksionit që ai mban.
“Kandidatët që iu kanë shtu votat do të jenë objekt I hetimeve varësisht cilësisë që do ta trajtojmë prej intervistave që na vijnë dhe deklarimeve të komisonerëve dhe kryesuesve të komisionerëve, ngase duhet të sigurojmë prova që vërtetë ka qenë I shtyrë nga një deputet në cfarëdo mënyre të ia shtoj votat dhe mënyra si ua kanë shtu. Mos të harrojmë mënyra e shtimit të votave një kandidatë për tu bërë deputet bëhet me dashje dhe me porosi të posaçme se si është bërë , se në cfarë mënyre është bërë mbetet që gjatë hetime tani e tutje qoftë me kamera apo edhe me bashkëpunime të ndryshme me komisioner dhe kryesues të vazhdojmë tutje”, tha Pula
“Unë vetëm një gjë e di. Nuk do të amnistohet asnjë person pavarësisht funksionit cfare ka, vetëm të kemi prova të mjaftueshmeqë mos t’i hyjmë njerëzve në hak t’i marrim pa nevojë dhe mandej t’i lëshojmë”, përfundoi P.ula



