Tensione para ndeshjes së Champions League, sulmohen dy tifozë të Chelseas në Napoli
Dy tifozë të Chelseas janë sulmuar mbrëmjen e së martes në Napoli, pak orë para ndeshjes së Champions League.
Sipas raportimve, njëri prej tifozëve u godit me thikë derisa të dy tifozët anglez përfunduan në spital.
Në detajet e publikuara nga gazetat angleze, tifozët e Chelseat sapo kishin dal nga një bar dhe po shkonin drejt një lokali tjetër kur iu afrua një grup prej rreth njëzet ultrasish të Napolit, të cilët dyshohet se i sulmuan.
Dy tifozë u plagosën, njëri prej të cilëve u godit me thikë në këmbë. Ata u shtruan në spital, por jeta e tyre nuk është në rrezik.



