Kërcënohet me jetë Kushtrim Sadiku, AGK: Organet e sigurisë t’i ofrojnë mbrojtje

Kërcënohet me jetë Kushtrim Sadiku, AGK: Organet e sigurisë t’i ofrojnë mbrojtje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi gazetari Kushtrim Sadiku është kërcënuar me jetë.

“Sadiku i ka paraqitur kërcënimet në Policinë e Kosovës dhe AGK-ja i fton organet e sigurisë për hetim të shpejtë dhe të plotë, si dhe ofrim të mbrojtjes për shkak të cenimit të sigurisë fizike të tij dhe familjes”, thuhet mes tjerash në njoftim

 

Reagimi i plotë:

Gazetari Kushtrim Sadiku denoncon në Polici kërcënime serioze

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësim për nivelin alarmues të kërcënimeve të rënda me jetë, që ka marrë në ditët e fundit, gazetari i Kanal 10, Kushtrim Sadiku.

Sadiku i ka paraqitur kërcënimet në Policinë e Kosovës dhe AGK-ja i fton organet e sigurisë për hetim të shpejtë dhe të plotë, si dhe ofrim të mbrojtjes për shkak të cenimit të sigurisë fizike të tij dhe familjes.

AGK-ja e fton publikun që diskutimi për përmbajtjen e materialit të transmetuar të hënën në Kanal 10 të mbetet në suaza të dhënies së opinioneve pa kërcënime për sigurinë e askujt.

Shpërndaje në: