Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prishtinës
Nga një muaj paraburgim i është caktuar tre zyrtarëve të komunës së Prishtinës që u arrestuan dje për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e Gjykatës Themelore e Prishtinës Mirlinda Gashi.
Aksioni i udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Prishtinës u zhvillua pas aplikimit të masave të fshehta, kur njëri nga zyrtarët u kap në flagrancë.



