Përfundon seanca në rastin e Liridona Ademajt, e radhës më 11 shkurt
Gjyqi ndaj tre të akuzuarve, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të dyshuar për planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së Liridona Ademajt, ka përfunduar.
Seanca u mbajt në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa ajo e radhës është caktuar për 11 shkurt.
Para trupit gjykues, ai deklaroi se gjatë gjithë viteve të martesës kishte pasur një marrëdhënie të mirë me Liridonën dhe se, sipas tij, tashmë e ndjera nuk ishte ankuar asnjëherë për raportin e tyre.
“Me Liridonën jemi fejuar në vitin 2010 dhe jemi martuar më 11 dhjetor 2011, që i bie kom pasë 12 vite martesë me Liridonën dhe si rezultat i asaj martese kemi dy fëmijë, dhe marrëdhënia ime me Liridonën ka qenë shumë e mirë, e lumtur. Liridona ka qenë një grua e mrekullueshme, një nënë e përkushtuar dhe një bashkëshorte e devotshme. Ne kemi jetuar në Suedi ku Liridona pas 3 vitesh qëndrim, është bërë edhe shtetase suedeze, pra si pasojë e martesës sonë”, tha ai.
Murseli tha se dëshira më e madhe e Liridonës ishte të bëhej nënë, por gjatë një periudhe pesëvjeçare ajo kishte vështirësi për ta realizuar ëndrrën e saj.
Po ashtu ai mohoi prezencën e tij dhe të fëmijëve në makinë kur ndodhi vrasja në natën kritike.



