Këta janë ‘Paçarizët’ e ndaluar nga drejtësia për vjedhje të votave
Kandidati i PDK-së, Fetah Paçarizi, ka pasur më së shumti mospërputhje me votat në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Pas rinumërimit të 100% të votave, atij vetëm në Prizren i janë hequr 6 mijë vota të cilat i ishin shtuar jashtëligjshëm.
Si pasojë e këtyre manipulimeve deri tash janë ndaluar tre familjar të Fetah Paçarizit të cilët janë: Hasan Paçarizi, Granit Paçarizi dhe Ideal Paçarizi, raporton Sinjali, përcjell Periskopi.
Të tre janë ndaluar si të dyshuar për manipulim të votave në Prizren.
Ndërsa sot, pikërisht për manipulim të votave është ndaluar edhe Nysret Bytyqi, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Prizren.



