E konfirmon Romano: Kristjan Asllani drejt Besiktas

E konfirmon Romano: Kristjan Asllani drejt Besiktas

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, është shumë pranë kalimit te Besiktas.

Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, është arritur një marrëveshje verbale me Inter, e cila parashikon huazimin e lojtarit me opsion blerjeje.

Sipas detajeve të bëra publike, Besiktas do të mbulojë pagën e Asllanit deri në qershor, ndërsa opsioni për ta blerë lojtarin në fund të huazimit nuk është i detyrueshëm.

Asllani pritet të fluturojë për në Stamboll më vonë gjatë ditës, nëse gjithçka shkon sipas planit.

Shpërndaje në: