Studentët e UNI – Universum International College powered by Arizona State University, po vazhdojnë të certifikohen direkt nga Arizona State University, universiteti më i madh publik në SHBA
Studentët e UNI – Universum International College po përfitojnë vazhdimisht nga standardet më të larta të arsimit amerikan, duke u certifikuar drejtpërdrejt nga Arizona State University, universiteti më i madh publik në SHBA.
Së fundmi, studentët kanë përfunduar me sukses kursin e Gjuhës Angleze të ofruar nga ASU, duke u pajisur me certifikatë zyrtare ndërkombëtare, e cila përbën një avantazh të rëndësishëm për zhvillimin akademik dhe profesional në nivel global.
Përmes këtij bashkëpunimi unik, studentët e UNI kanë qasje në kurrikulën e Arizona State University, ndjekin lëndë së bashku me studentët e ASU-së dhe përfitojnë mundësi për diplomë të dyfishtë, studim jashtë vendit dhe përgatitje sipas kërkesave të tregut ndërkombëtar të punës.
Arizona State University renditet si universiteti #1 për inovacion në SHBA, duke ofruar një model arsimor modern, praktik dhe të orientuar drejt së ardhmes. Ky standard tashmë është i qasshëm edhe për studentët në Kosovë përmes UNI – Universum International College.
UNI vazhdon të pozicionohet si një nga institucionet më inovative në rajon, duke u ofruar studentëve edukim amerikan, certifikime ndërkombëtare dhe mundësi reale globale.
📱 Viber & WhatsApp: +383 44 144 062



