SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme
Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për shumë njerëz pagesa e menjëhershme e anëtarësimit mund të jetë pengesë. Pikërisht për këtë arsye, Fivestar ka krijuar SMART PLAN – një zgjidhje moderne dhe fleksibile që ta lehtëson maksimalisht këtë proces.
SMART PLAN funksionon mbi parimin e pagesës mujore të automatizuar përmes bankës. Kjo do të thotë se nuk ke nevojë të bësh pagesa manuale çdo muaj, as të kujtohesh për afate. Banka e kryen pagesën automatikisht, ndërsa ti fokusohesh vetëm në stërvitjen dhe mirëqenien tënde.
Ky plan u mundëson anëtarëve që koston e anëtarësimit ta ndajnë “kapak-kapak”, pa ngarkesë financiare dhe pa procedura të ndërlikuara. Me një pagesë të vogël mujore, përfiton qasje të rregullt në palestër, pa qenë i detyruar të paguash një shumë të madhe menjëherë.
Një tjetër avantazh i rëndësishëm i SMART PLAN është fleksibiliteti. Anëtarësimi është i rregullt, por ke mundësinë ta ndërpresësh kur të duash, pa stres dhe pa komplikime shtesë. Kjo e bën planin ideal për ata që duan kontroll të plotë mbi angazhimet e tyre.
Me SMART PLAN, Fivestar e kthen stërvitjen në një rutinë të lehtë për t’u nisur dhe të qëndrueshme për t’u vazhduar. Pa stres financiar, pa procedura të tepërta – vetëm fokus te vetja dhe qëllimet e tua.



