Buzhala për Abdixhikun: Rizgjedhja e tij e varros përfundimisht LDK’në si parti mbarëkombëtare
Lidhja Demokratike e Kosovës, më 30 janar do të mbaj Kuvendin zgjedhor për të emëruar kryetarin e ri të partisë, pas dorëheqjes së dorëzuar në kryesi nga kryetari i tanishëm, Lumir Abdixhiku.
Në një postim, gazetari Berat Buzhala ka kritikur rizgjedhjen e Abdixhikut për kreytar të partisë.
“Mirepo, ajo cka ndodhi me LDK’ne me 28 dhjetor duhet me u adresu me pergjegjesi te plote. Pergjegjesia ka emen e mbiemen: Lumir Abdixhiku”, ka shkruar ai.
Postimi:
Ne zgjedhjet e fundit, si perqindje te votave ne krahasim me zgjedhjet para ketyre, humbjen me te madhe e ka pesu Lumir Abdixhikun, mandej LDK, mandej AAK dhe PDK.
Vota per LDK’ne eshte zvoglu 29 perqind, kurse vota per Lumirin eshte zvoglu per 42 perqind.
Une i kuptoj strukturat, e kuptoj edhe Gazin e Imrine dhe te ngjashmit qe dojne me vazhdu me mbajte Lumirin kryetar.
Mirepo ata le ta dine qe Lumiri ne kry te LDK’se eshte vec interes i tyne privat, e jo edhe i partise.
Nese rizgjedhet Lumiri, kjo e shenon edhe fundin e LDK’se si parti qe i ndeshkon ata qe humbin ne zgjedhje.
Une e kam mbeshtete zgjedhjen e Lumirit kryetar ne vitin 2021, pas humbjes fatale. LDK arriti me u riorganizu, i mbajti dhe i fitoi disa qytete, perfshi Prishtinen. Me fjale te tjera votuesi ia dha besimin strukturave te reja partiake.
Edhe ne shkurt rezultati ishte i kenaqeshem. Shkoi afer 200 mije votave. Rezultat solid marre parasysh rrethanat.
Mirepo, ajo cka ndodhi me LDK’ne me 28 dhjetor duhet me u adresu me pergjegjesi te plote. Pergjegjesia ka emen e mbiemen: Lumir Abdixhiku.
Rizgjedhja e tij e vorros perfundimisht LDK’ne si parti mbarekombetare. E shnderron ne parti klanore dhe biznesore.
Qekaq kam cka me thane, a sa per mu le ta zgedhin te shtunen me mandat te perjetshem.



