“Liria ka Emër” me video-spot informues për prortestën e 17 shkurtit
Tashmë platforma “Liria ka Emër” ka nisur përgatitjet për protestën gjithë popullorë nëpërmjet të cilës më 17 shkurt, në ditën kur edhe Kosova shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, njëzëri do të kërkohet asgjë më shumë sesa drejtësi për ish-krerët e UÇK’së që po gjykohen në Hagë.
Ata kanë publikuar edhe një video spot njoftues e mobilizues për këtë protestë nën moton “Drejtësi, jo politikë”, e që thirrja është paqësore dhe gjithëpërfshirëse.



