Kërkesa për shtrenjtim të sërishëm të rrymës për 21% , Ramadani: Çmenduri
KESCO ka kërkuar shtrentjim të radhës–për të katërtën herë–të energjisë elektrike dhe kërkesën e ka dorëzuar në Zyrën për Rregullatorin e Energjisë.
Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhnërinë e Kosovës e ka quajtur “çmenduri” një rritje të sërishme.
“Të zbritet çmimi i rrymës, jo të rritet! Shpërthimi i pakënaqësisë do të ndodh edhe nëse kështu siç është vazhdon çmimi i rrymës, lëre më nëse rritet edhe më shumë Kjo është çmenduri! Ku po shkojnë paratë?,” tha Ramadani.



