Policia jep detaje për aksionin antidrogë në Suharekë, tregon se çfarë u konfiskua
Njësia e antidrogës në Prizren, me mbështetje të njësive tjera policore, ka realizuar një operacion antidrogë duke kontrolluar katër lokacione të ndryshme.
Gjatë operacionit janë sekuestruar substanca narkotike, para, pajisje, automjete, telefona dhe një pistoletë.
Policia ka konfirmuar se pesë persona janë arrestuar, dy prej të cilëve janë dërguar në procedurë të rregullt, ndërsa tre të tjerë do të mbahen në paraburgim për 48 orë.
Hetimet për këtë rast vazhdojnë dhe Policia e Kosovës është e angazhuar në luftën kundër trafikimit dhe abuzimit me narkotikët.
“Ju konfirmoj se si vazhdimësi e hetimeve të një rasti te mëhershëm, sot me datë 29.01.2026, Njësia e antidrogës në Prizren me mbështetje edhe te njësive tjera policore ka realizuar një operacion antidrogë në funksion të zbatimit të urdhër-kontrolli nga GJTH në Prizren ku janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme. Gjatë operacionit të kontrollit sot, nga dëshmitë relevante janë sekuestruar edhe: substanca narkotike, para, pajisje, automjete, telefona, një pistoletë etj. Pesë persona janë arrestuar nga policia, nga ta dy janë derguar ne procedurë të rregullt dhe tre nga ta dërgohen ne mbajtje per 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga njësia e antidrogës ne Prizren. Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e abuzimit dhe trafikimit të substancave narkotike në të gjithë vendin. Do te aplikohet tolerancë zero ndaj grupeve dhe individëve të përfshirë në veprimtari kriminale, duke vepruar me vendosmëri dhe në përputhje me ligjin për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”, konfirmoi zëdhënesi i policisë Daut Hoxha.



