Pas disa orësh, përfundon intervistimi i Faton Pecit në Prokurorinë Speciale
Ka përfunduar intervistimi i ish-ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, në Prokurorinë Speciale.
Ish-ministri Peci, tashmë kryetar i Komunës së Mitrovicës, është intervistuar nga prokurorët special në cilësinë e të pandehurit për rastin e subvencioneve.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj prokurorie, Arbnora Luta.
“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, njoftoi PSRK



