Nuk do të lejojmë sistem Safari-Vuçiq në futbollin kosovar
Shkruan: Andin Lokaj
Pretendimet e fundit të Ministrisë së Sportit për të minuar të arriturat e futbollit kosovar janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe futbollin kosovar që kaloi nëpër ferr për shumë vite, do ta dërgonin në humnerë.
Ata që me të vërtetë e duan këtë shtet dhe futbollin, janë shumë të vetëdijshëm që hienat po sillen tërë kohën dhe pretendojnë të përfitojnë nga politika autoritare e cila ka gjasë të shndërrohet edhe në totalitare në vazhdim.
Ngase vetë populli kështu e deshti. Por, populli jonë ka ditur të bëjë kthesa radikale dhe të reagojë aty ku duhet dhe kur duhet.
Andaj sistemin Safari – Vuçiq në futbollin tonë nuk do ta lejojmë. Nuk do të lejohet vrasja e futbollit me “safari sniper” duke e shndërruar atë në mekanizëm politik të një figure udhëheqëse pas së cilit qëndrojnë hienat e urritura. Ashtu, siç bëri Serbia prej se me të udhëheq krimineli Vuçiq.
Nuk dua të besoj se një gjë e tillë do të ndodh edhe në vendin tonë. Edhe pse në ditët e sotme befasitë nuk përjashtohen, sidomos në Ballkan ku psikopatët janë shumuar me të madhe viteve të fundit.



