E konfirmon Prokuroria Speciale: Edhe Fitore Pacolli u intervistua në lidhje me grantet
Prokuroria Speciale ka intervistuar si të pandehur edhe deputeten e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, në lidhje me grantet e Ministrisë së Bujqësisë.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta, përcjell Periskopi.
Sot gjatë ditës në cilësinë e të pandehurit është intervistuar kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, në lidhje me grantet në Ministrinë e Bujqësisë gjatë kohës sa ishte në krye të saj si ministër.



