Nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër në mëngjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpall rezultatet përfundimtarë të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Këtë e a konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 31 janar 2026, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së kanë mbetur të rinumërohen më pak se 50 vendvotime.

Procesi i rinumërimit të 2,557 vendvotimeve, i filluar më 13 janar, pritet të përmbyllet sonte, më 30 janar.

Shpërndaje në: