Aksident mes një veture e motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Aksident mes një veture e motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ky i fundit ka bërë të ditur edhe se si pasojë e aksidentit, është lënduar një person.

‘’Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillarestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit’’, ka njoftuar ai.

Shpërndaje në: