Trump: Po i afrohemi një zgjidhjeje për luftën Rusi-Ukrainë, por urrejtja mes Zelenskyt dhe Putinit po e vështirëson

Trump: Po i afrohemi një zgjidhjeje për luftën Rusi-Ukrainë, por urrejtja mes Zelenskyt dhe Putinit po e vështirëson

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar në rrjetin social X një video të presidentit Donald Trump, ku ai flet për situatën në luftën Rusi-Ukrainë.

Në deklaratën e tij, Trump shprehet se ekziston mundësia për arritjen e një zgjidhjeje, por shton se urrejtja që ekziston mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, e bën këtë proces më të vështirë.

Presidenti Trump ka rikuperuar edhe një herë deklaratën e tij për përvojën e tij ushtarake, duke theksuar se ka përfunduar tetë luftëra.

“Kam përfunduar 8 luftëra. Mendoja se të gjitha do të ishin ndoshta më të vështira se kjo… por mendoj se po i afrohemi shumë arritjes së një zgjidhjeje, por Zelensky dhe Putin e urrejnë njëri tjetrin, dhe kjo e bën më të vështirë.”, tha Trump.

Shpërndaje në: