Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të shtunën shpalljen e rezultateve përfundimtare të dala nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e padiskutueshme e zgjedhjeve me 51.10 për qind të votave.
Pas LVV-së, në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës me 20.19 për qind, kurse në vendin e tretë ndodhet Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.24 për qind.
Rrjedhimisht, në bazë të këtij rezultati, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe numrin më të madh të ulësve në Kuvendin e Kosovës.
LVV do të përfaqësohet nga 57 deputetë në legjisltarurën e re.
PDK-ja ka siguruar 22 ulëse, LDK-ja 15, e AAK-ja 6 sosh.
Para fillimit të mbledhjes ku u bë shpallja e rezultateve përfundimtare, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se shpallja e rezultateve përfundimtare një ditë pas përfundimit të numërimit të votave nuk përbën shkelje të ligjit.



