Ahmeti: Sot shqyrtohet dorëheqja e kryetarit të LDK-së, unë nuk do të vazhdoj si sekretar i partisë
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka folur për media para nisjes së Kuvendit të LDK-së, ku pritet të trajtohet çështja e drejtimit të partisë pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ahmeti ka bërë të ditur se në këtë mbledhje do të shqyrtohet vetëm dorëheqja e kryetarit aktual të LDK-së, duke përjashtuar diskutimet për çështje të tjera brenda partisë.
Ndryshe ai tha se është larguar nga posti i sekretarit në LDK, kjo për t’i hapur rrugë kuadrove të reja.
“Jemi në një fazë të shqyrtimit të dorëheqjes së kryetarit aktual. Sot trajtohet vetëm kjo çështje. Nuk besoj se duhet të vazhdohet me çështjen e sekretarit, sepse duhet të marrim përgjegjësi. Për më tepër, kjo nuk përputhet me punën time si kryetar komune. Dua të jap kontributin tim si kryetar i Komunës dhe të hap rrugë për gjenerata të reja”, ka deklaruar Ahmeti.



