Policia e Kosovës jep detaje për gjuajtjen me armë në ‘Kodrën e Trimave’
Sot rreth orës 15:30 në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë kanë ndodhur disa të shtëna me armë zjarri.
Policia menjëherë pas pranimit të informacionit ka dalë në vendin e ngjarjes. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë se në vend të ngjarjes janë lënduar tre persona, por jo nga arma e zjarrit.
Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. (Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit) Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ai./Periskopi



