Emra Brah dhe Capital T sjellin këngën e re “U ndamë”
Emra Brah dhe Capital T kanë bashkuar forcat për një këngë të re.
“U ndamë” mban titullin projekti i tyre i ri, i cili vjen i kompletuar edhe me videoklip.
Teksti dhe vija melodike u krijua nga vet artistët me producim nga Moon Studio.
Miksimi dhe masterizimi i këngës u bë nga Frensi.
Videoja u realizua nën drejtimin e The Claudia nga Fullmoon Production, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Kënga përkon me një baladë, pikërisht për këto ditë të ftohta dimri, e përcjellë me emocione nga këngëtarët.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku. /Periskopi



