Lajm ‘bombë’ nga Stambolli, Messi mund t’i bashkohet Galatasarayt?
Galatasaray ka njoftuar për një takim me Lionel Messin në transmetim të drejtpërdrejtë! Ky lajm u bë i ditur pas ndeshjes ku skuadra e Galatasaray fitoi 4-0 ndaj Kayserispor, kur komentatori i njohur turk Levent Tüzemen bëri një deklaratë bombastike për mundësinë që superylli argjentinas të bashkohet me klubin e Stambollit.
Sipas Tüzemen, Messi i ka dhënë “dritën jeshile” gjigantit nga Stambolli për një projekt të veçantë që do të zgjasë 4 muaj dhe 12 ndeshje, por me një kusht të vetëm – ylli argjentinas të luajë vetëm në Stamboll dhe të mos udhëtojë për ndeshje jashtë qytetit.
Komentatori tha gjithashtu se drejtuesit e klubit e kanë konfirmuar këtë informacion, duke shtuar se Messi po e mendon seriozisht këtë mundësi për t’u përgatitur më mirë për Kupën e Botës 2026.
Më tej, Messi e ka refuzuar edhe ofertën e klubit arab Al Hilal, sipas kësaj deklarate.
Nëse ky transfer do të realizohet, thuhet se rreth 1 milion tifozë do të shkojnë në aeroport për ta pritur Messin.
Projekte të tilla janë të jashtëzakonshme dhe do të ishin një ngjarje historike për futbollin turk.



