“Pastrimi” apel banorëve: Mos i parkoni veturat në rrugë, na lejoni të kryejmë shërbimet
Ndërmarrja “Pastrimi” ka bërë apel për banorët e lagjes “Tregtia” dhe “Lakrishte” në Prishtinë që tmos t’i parkojnë veturat në rrugë sepse po ua vështirësojnë punën.
Sipas tyre, ky fenomen po e pamundëson ndërmarrjen që të largojë mbeturinat në këto zona.
“Luteni banorë, mos i parkoni veturat në rrugë dhe afër kontejnerëve. Na mundësoni të kryejmë shërbimet si duhet”, bën thirrje “Pastrimi”.



