Durmishi komunës së Prishtinës: Rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të MMPHI`së

Durmishi komunës së Prishtinës: Rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të MMPHI`së

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka sqaruar se segmenti i rrugës “Mon Balaj”, në Kodrën e Trimave në Prishtinë, nuk është në kompetencë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për mirëmbajtje.

Sipas tij, MMPHI është e përgatitur dhe përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve që janë nën kompetencën e saj, veçanërisht gjatë sezonit dimëror.

Ai bëri të ditur se me fillimin e reshjeve të borës, ekipet e ministrisë janë aktivizuar menjëherë dhe kanë hedhur kripë në të gjitha rrugët që mirëmbahen nga MMPHI, me qëllim të garantimit të qarkullimit të sigurt.

“Nuk është e vërtetë se segmenti i rrugës “Mon Balaj”, në Kodrën e Trimave, është në përgjegjësi të MMPHI-së për mirëmbajtje. Siç e kemi theksuar edhe më parë, jemi të përgatitur dhe plotësisht të përgjegjshëm për mirëmbajtjen e rrugëve që janë në kompetencë të Ministrisë gjatë sezonit dimëror. Mbrëmë, me fillimin e reshjeve të borës, ekipet tona janë aktivizuar menjëherë dhe kanë hedhur kripë në të gjitha rrugët nën përgjegjësinë tonë, me qëllim të garantimit të qarkullimit të sigurt dhe të papenguar.

Ndërsa ka shtuar se kompetenca e MMPHI-së përfshin segmentin rrugor nga Bernica në drejtim të Komunës së Podujevës, segment nga i cili edhe ka filluar realizimi i projektit të rrugës Prishtinë–Podujevë.

Shpërndaje në: