Anderlecht shkarkon Besnik Hasin pas rezultateve negative
Skuadra belge Anderlecht ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin shqiptar Besnik Hasi pas rezultateve negative në Superligën e Belgjikës. Në tre ndeshjet e fundit, Anderlecht ka regjistruar dy humbje dhe një barazim, çka ndikoi në vendimin e klubit.
“RSC Anderlecht po e mbyllë marrëveshjen me kryetrajnerin Besnik Hasi dhe e falënderon për punën dhe përkushtimin e treguar,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Edward Still do të marrë drejtimin e ekipit të parë përkohësisht, deri në emërimin e trajnerit të ri kryesor. Hasi njihet si trajneri më i suksesshëm i Kosovës dhe është konsideruar disa herë për pozicionin e përzgjedhësit të kombëtares shqiptare, pa ndonjë vendim konkret.



