Artetas nuk i pëlqejnë kritikat në lidhje me stilin e tij të lojës

Artetas nuk i pëlqejnë kritikat në lidhje me stilin e tij të lojës

Mikel Arteta u pyet se çfarë kishte për të thënë në lidhje me kritikat e drejtuara ekipit të tij të Arsenalit për stilin e tyre negativ dhe të mërzitshëm të lojës, i cili varet shumë nga goditjet standarde.

Arsenali po kryeson në Ligën Premier si lider, por edhe e përfundoi me tetë fitore nga tetë ndeshje fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Topçinjtë janë kritikuar për stilin e tyre të lojës, ku shumica e golave kanë ardhur nga goditjet standarde dhe kjo nuk i pëlqen aspak trajnerit Arteta, raporton Telegraf, transmeton Periskopi.

“Dëgjoj krejtësisht të kundërtën, në të gjithë Evropën se ne jemi skuadra më emocionuese në Evropë”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Më shumë gola, më shumë porta të paprekura, më shumë nga çdo gjë. Ndoshta kam burime të ndryshme?”.

“Nuk e di cilët njerëz [e kanë thënë këtë]. Më dërgoni emrat, adresat dhe email-et dhe ndoshta mund të flasim, por unë mund t’ju jap një libër të madh të të gjithë njerëzve [që nuk mendojnë kështu]”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Periskopi/

Shpërndaje në: