Pjesëtari i xhandarmërisë serbe dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim për krime lufte

Pjesëtari i xhandarmërisë serbe dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar pjesëtarin e xhandarërisë së Serbisë, Sërgjan Lazoviq me 12 vjet e gjashtë muaj burgim për krime lufte kundër popullsisë civile.

Lazoviq akuzohej se bashkë me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar të forcave serbe gjatë vitit 1998 dhe 1998 ka kryer krime lufte në fshatin Panorc të komuna e Malishevës, ka kryer arrestim e ndalim të të kundërligjshëm, dëbim, burgosje e keqtrajtim bashkë me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, raporton KOHA, transmeton Periskopi

Në Panorc të Malishevës, sipas prokurorisë, Lazoviq në bashkëkryerje ka maltretuar në shkollën e fshatit Panorc, rreth 500 burra shqiptarë, banorë të Panorcit, që nuk ishin të përfshirë në konflikt. Pas rrethimit e sulmit ndaj fshatit, siç thuhet në aktakuzë, forcat serbe dëbuan popullatën civile shqiptare e më pas i dogjën të gjitha shtëpitë e fshatit. Ai sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale mori pjesë edhe në pjaçkitje e dëmtim të pasurisë së popullsisë civile.

Lazoviq, i cili para paraburgimit ka jetuar në Leposaviq, u vetëdeklarua i pafajshëm në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 4 dhjetor 2024.

Shpërndaje në: