Gjilan, ndalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje ndaj gazetarëve

Gjilan, ndalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje ndaj gazetarëve

Gjilan, ndalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje ndaj gazetarëve

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë A.I. të dyshuar për kanosje ndaj ekipit të Gazetës Nacionale dhe monitoruesit të Betimit për Drejtësi.

“Dyshohet se më datën 30 janar 2026, rreth orës 14:30 minuta në Gjykatën Themelore në Gjilan – Dega në Viti, pas përfundimit të një seance gjyqësore që ishte duke u zhvilluar në ambientet e Gjykatës në Viti, i dyshuari A.I iu drejtohet ekipit të Gazetës Nacionale dhe monitoruesit të Betimi për drejtësi, në formë kërcënuese, me veprime konkludente, siç dokumentohen edhe nëpërmjet videoingjizimit të kamerës.”

Ai ishte shpallur në kërkim pas rastit dhe është arrestuar sot.

“Pas Autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, për veprime hetimore, me që i dyshuari ishte i paarritshëm, i njëjti ishte vendosur në kërkim policor dhe me datë 03.02.2026 është arrestuar, ku pas intervistimit të tij, me vendim të Prokurorit të rastit është ndaluar për 48 orë, për veprën penale Kanosje nga neni 181 i Kodit Penal të Kosovës.”

Shpërndaje në: