BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut

BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut

Përfshirja e Miroslav Lajcakut në dosjen Epstein nuk e komprometon procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin ai e ka ndërmjetësuar për pesë vjet. Kështu vlerësojnë zyrtarët evropianë, duke insistuar se lidhjet e Lajcakut nuk kanë pasur ndikim në dialog.

“Kur bëhet fjalë për dialogun si të tillë, ai mbetet i paprekur nga zhvillime të tilla. Dialogu është një proces i qëndrueshëm që nga viti 2011, i cili është në pronësi të palëve dhe udhëhiqet nga Përfaqësuesi i Lartë. Gjithashtu, dialogu mbikeqyret vazhdimisht nga shtetet anëtare”, tha Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së.

Në dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, emri i Lajçakut përmendet qindra herë. Sipas këtyre dokumenteve, në komunikimet me Jeffrey Epstein – i dënuar për krime seksuale – Lajçak ka diskutuar një sërë temash, nga çështje gjeopolitike deri te ato personale, përfshirë edhe gratë dhe vajzat e reja që, sipas dokumenteve, Epstein i ofronte në pronat e tij për persona të fuqishëm nga skena amerikane dhe ndërkombëtare, raporton RTK.

Në një nga komunikimet, Lajçak shprehet se e pëlqen ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Lajçak fillimisht kishte mohuar se kishte pasur kontakte me Jeffrey Epstein, por më pas u detyrua të dorëhiqej nga posti i këshilltarit të kryeministrit sllovak, pasi dolën prova konkrete që dëshmonin të kundërtën.

Për më shumë se dy dekada, Miroslav Lajçak ka qenë i angazhuar në Ballkanin Perëndimor në emër të Bashkimit Evropian.

Procesin e dialogut Kosovë–Serbi e ka menaxhuar për pesë vjet, deri në fillim të vitit 2025. Jo rrallë është përballur me akuzua për njëanshmëri në proces.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”. Në pamje shihet një kamion…

Dënimi i Valon Aliut për vrasjen e Erona Coklit, OSBE: Moment i rëndësishëm i llogaridhënies

Ditë më parë, gjykata Themelore në Ferizaj e dënoi Valon Aliun me 24 vjet burgim…

Irani thotë se i është sulmuar rafineria në Ishullin Lavan pas armëpushimit

Një rafineri nafte në Ishullin Lavan të Iranit është sulmuar të mërkurën, disa orë pasi…

Të pasurit lënë Dubai-n, Milano bëhet destinacioni i ri luksoz

Pas sulmeve me raketa iraniane që goditën Emiratet e Bashkuara Arabe, reputacioni i Dubait si…

Çështja e presidentit, Mustafa: Duhet të ketë hapësirë për marrëveshje

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të…

“Ish-këshilltar i Kurtit ka qenë”, përplasje për ekspozitën, Zemaj – Kollçakut: Për keqardhje

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe…

Ambasada e SHBA-së kujton 18-vjetorin e ndryshimit të misionit të saj diplomatik në Kosovë

Më 8 prill të vitit 2008, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin ndryshuar statusin e…

President apo zgjedhje? – Cilat janë gjasat

Gjasat ekzistojnë, por ato janë të kufizuara. Kështu i komentojnë mundësitë për arritjen e një…