Spiropali takim me Brian Mast në Washington, flet për bashkëpunimin Shqipëri -SHBA, përmend edhe Kosovën

Spiropali takim me Brian Mast në Washington, flet për bashkëpunimin Shqipëri -SHBA, përmend edhe Kosovën

Ministrja e Shqipërisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi mëngjesin e sotëm Shtëpinë e Bardhë në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës zyrtare atje, Spiropali njofton për takimin edhe me Kryetarin e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit Amerikan, “veteranin e ushtrisë amerikane Brian Mast, i angazhuar për avancimin e marrëdhënieve SHBA–Shqipëri”.

“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë si aleatë në NATO, në misione të përbashkëta ushtarake nga Afganistani në Irak, si dhe angazhimi i përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë perspektivën euro-atlantike të Kosovës, e bëjnë aleancën tonë edhe më të fortë”, shkroi ministrja.


Postimi i plotë:

 

Shpërndaje në: