Hamza takohet me përfaqësuesin e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, i shpreha mirënjohje për mbështetjen e tyre për Kosovën

Hamza takohet me përfaqësuesin e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, i shpreha mirënjohje për mbështetjen e tyre për Kosovën

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka takuar Përfaqësuesin Special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Anzej Franges.

Hamza ka thënë se i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës, dhe për rolin konstruktiv të partnerëve ndërkombëtarë në dialogun dhe stabilitetin rajonal.

“Ne diskutuam edhe për rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndërmjet BE-së dhe SHBA-së për forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Kosova ka nevojë për mbështetje dhe për procese të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të orientuara drejt rezultateve konkrete, në funksion të stabilitetit afatgjatë dhe integrimit euroatlantik”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: