Filloi të shante serbisht, Hajrizi u ndëshkua me të kuq për këtë arsye

Filloi të shante serbisht, Hajrizi u ndëshkua me të kuq për këtë arsye

Mbrëmë në ndeshjen e Kupës së Zvicrës mes Grasshoppers 4:3 Sion, mbrojtësi kosovar Kreshnik Hajrizi u ndëshkua me dy kartona të verdhë, duke rezultuar në largim me të kuq nga fusha.

Sipas raportimeve, ndëshkimi erdhi pas disa fjalëve të ashpra që Hajrizi i drejtoi gjyqtarit zvicran Alessandro Dudic, me prejardhje nga Serbia.

Raportohet se futbollisti “dardan” filloi të shante në gjuhën serbe pas ndëshkimit, duke shkaktuar reagime të shumta në stadium dhe në media.

Ky incident vë në fokus temperamentin e futbollistit dhe tensionet në ndeshjet e Kupës, teksa Grasshoppers arriti të fitojë 4:3 ndaj Sion.

Shpërndaje në: