Policia me aksion të madh në Gjilan – po kërkohet i dyshuari për plagosjen e 40 vjeçarit te pika e karburantit
Policia e Gjilanit ka aktivizuar “Unazën e çeliktë” për kapjen e personave të përfshirë në rastin e plagosjes e një 40-vjeçari.
Aksionin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjinalit, Ismet Hasahni ku tha se Policia është në kërkim të të dyshuarit.
Plagosja ndodhi në afërsi të një pike karburanti në rrugën Gjilan-Kamenicë, ndërsa gjendja e 40-vjeçarit u raportua si e rëndë.
Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, përfshihen dy automjete në lëvizje



