Gavi dhe Pedri pranë rikthimit, Barcelona shpreson në ndikimin e tyre në fund të sezonit

Gavi dhe Pedri pranë rikthimit, Barcelona shpreson në ndikimin e tyre në fund të sezonit

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka filluar stërvitjen individuale dhe është shumë pranë rikthimit në fushë pas lëndimit që e mbajti jashtë loje që nga shtatori, pas një operacioni në gju.

Sipas “Mundo Deportivo”, Gavi mund të kthehet në fushë deri në fund të këtij muaji, përveç nëse ndodhin ndonjë komplikim gjatë procesit të rikuperimit.

Trajneri Hansi Flick dhe stafi i Barcelonës janë të kujdesshëm dhe nuk duan të nxitojnë rikthimin e plotë të mesfushorit, duke synuar që ai të jetë në formën më të mirë kur të kthehet në lojë.

Barcelona shpreson se Gavi mund të luajë një rol të rëndësishëm në pjesën e mbetur të sezonit dhe të kontribuojë në objektivat e skuadrës.

Në të njëjtën kohë, Pedri, i cili stërvitet bashkë me Gavi, gjithashtu ka përparuar mirë në rikuperimin nga një lëndim në kofshën e pasme dhe pritet të kthehet në fushë para fundit të muajit, nëse gjithçka shkon siç është planifikuar.

Shpërndaje në: