Haradinaj pjesë e Lutjeve të Mëngjesit: Shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme

Haradinaj pjesë e Lutjeve të Mëngjesit: Shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit.

Në këtë ceremoni, presidenti amerikan, Donald Trump, do të mbajë fjalim, shkruan IndeksOnline.

“Kjo ngjarje që bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota përfaqëson një moment të fuqishëm uniteti, besimi dhe vlerash të përbashkëta.

Është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme, duke riafirmuar miqësinë e bekuar dhe partneritetin e qëndrueshëm të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Haradinaj.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: