Shefi i NATO-s viziton Ukrainën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka vizituar rajonin e Chernihivit si pjesë e vizitës së tij dy-ditore në Ukrainë.
Ndër të tjera, ai vizitoi fshatin Yahidne, ku forcat ruse mbajtën më shumë se 300 civilë robër në bodrumin e një shkolle lokale për gati një muaj në vitin 2022.
Rutte mbërriti në Kiev të martën, më 3 shkurt, dhe një ditë më vonë vizitoi qytetin e Chernihivit dhe rrethinat e tij.
Ai qëndroi në Ukrainë për një natë pas një sulmi të madh të kombinuar rus që ndodhi pak para mbërritjes së tij.
Në fshatin Yahidne, të cilin ai e vizitoi i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibiha dhe kreu i administratës ushtarake të rajonit të Chernihiv, Vyacheslav Chaus, atij iu tregua një bodrum ku forcat ruse mbanin fshatarët robër.
Dhjetëra njerëz vdiqën në këto kushte.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s inspektoi gjithashtu një termocentral në zonë që u dëmtua në sulmin rus.
Ndryshe, me mbërritjen e tij në Ukrainë, Rutte njoftoi se aleatët do të gjenin më shumë se 15 miliardë dollarë për të blerë armë për forcat e armatosura ukrainase.



