Arrestohet i dyshuari që sulmoi babain me sëpatë në Deçan

Arrestohet i dyshuari që sulmoi babain me sëpatë në Deçan

Një ngjarje e rëndë u raportua të ketë ndodhur mbrëmë në Deçan, ku djali sulmoi fizikisht me sëpatë babain e tij.

Policia e Kosovës pak orë pas ngjarjes ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin, K.M.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi njoftoi se me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Brenda afatit ligjor, prokurori do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale”,theksoi ai.

Deçan: Djali dyshohet se e sulmoi babain me sëpatë, Prokuroria jep detaje

 

Shpërndaje në: