Me 33 vota për miratohet buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2026

Me 33 vota për miratohet buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2026

Mes diskutimeve, me 33 vota “për”, 8 “kundër” dhe asnjë abstenim Kuvendi Komunal i Prishtinës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka miratuar Buxhetin për vitin fiskal 2026.

Ndonëse ky projekt-buxhet u kritikua nga Lëvizja Vetëvendosje, partitë tjera, LDK, PDK, Lidhja e Prishtinës dhe Nisma ishin pro tij.

Ndyshe në seancën e jashtëzakonshme në të cilen u miratua buxheti i vitit fiskal 2026, nuk ishte i pranishëm kryetari Përparim Rama, i cili gjendet në Amerikë.

Rama s’është i pranishëm në seancë, Vetëvendosje thotë se nuk do ta votojë buxhetin e Prishtinës

Shpërndaje në: