Ramosaj deklarohet për ndalimin e shefes së kabinetit nën dyshimin për manipulim me votat

Ramosaj deklarohet për ndalimin e shefes së kabinetit nën dyshimin për manipulim me votat

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se lajmin për ndalimin e shefes së kabinetit të tij, Manjola Shala nën dyshimin për manipulim me procesin e numërimit të votave në Deçan e ka kuptuar përmes mediave.

“Për këtë temë jam informuar nga mediat për ndalim prej 48 orësh, për shefen e kabinetit Manjolla Shala, lidhur me zgjedhjet”, është përgjigjur shkurt Ramosaj për Ekonomia Online./Periskopi

Arrestohet shefja e kabinetit të kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj

Shpërndaje në: